Tjetër aderim në Lëvizjen Vetëvendosje, ja kush është tani

Aktuale

Tjetër aderim në Lëvizjen Vetëvendosje, ja kush është tani

Nga: N.H Më: 9 mars 2019 Në ora: 18:45
Haskuka, Daullxhiu dhe Kurti

Pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje nga sot është bërë edhe Irfan Daullxhiu nga Prizreni. Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, përcjell "Bota sot".

Kurti thotë se, doktori Irfan Daullxhiu është kardiolog i mirënjohur i Kosovës.

Ja postimi i Kurtit:

Qytetar i Prizrenit, student i Sarajevës, specializant i Zagrebit, Dr.Irfan Daullxhiu është kardiolog i mirënjohur i Kosovës. Ai sot u anëtarësua në VETËVENDOSJE! dhe bashkë me kryetarin e Prizrenit, Myhaher Haskukën, i dëshiruam mirëseardhje. Dr.Daullxhiu ka qenë edhe kryetar i Shoqatës së Kardiologëve të Kosovës, i cili ka marrë pjesë në shumë konferenca ndërkombëtare profesionale dhe ka publikime të shumta në revista të huaja shkencore. Me Dr.Irfanin Lëvizjes i forcohet zemra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat