Lazanski: Le të merren Brukseli dhe Uashingtoni me “përbindëshin” që krijuan në Prishtinë

Aktuale

Lazanski: Le të merren Brukseli dhe Uashingtoni me “përbindëshin” që krijuan në Prishtinë

Nga: F. B. Më: 9 mars 2019 Në ora: 18:55
Miroslav Lazanski

“Serbia nuk do të pranoj kurrë ultimatumin e Prishtinës, ndërsa tash iu mbetet Brukselit dhe Uashingtonit që të shohin si do të detyrojnë Prishtinën të tërheq hapat e saj”, ka thënë për RTS, transmeton “Bota Sot”, analisti ushtarako-politik Miroslav Lazanski.

Deklarata e Pacollit se pritet heqja e taksës në javën që vjen nga Prishtina ishte vetëm për zbutjen dhe amortizimin e presionit me rastin e vizitës së nënsekretarit amerikan Hale dhe porosisë që ka sjell ka thënë Lazanski.

“E gjithë paraqitja e Hale tregon atë lloj synimin e tyre që ata të heqin taksën ndërsa Serbia mos të provokoj. Kush provokon? Ne duhet të tregojmë durim, ndërsa në ndërkohë keni nën hapat e Prishtinës si është njoftimi për formimin e ushtrisë së Kosovës” - thotë Lazanski.

Sipas tij “në këtë mënyrë përsëri tentojnë të nga vendosin në njëjtën frazë të dy palët".

“Serbia në ultimatum, siç e ka quajtur presidenti Vuçiq platformën e Prishtinës, kurrë nuk do të pranojë”, mendon Lazanski.

“Ai që ka shkruar platformën duhet të jetë i vetëdijshëm se Serbia këtë nuk mund ta pranoj dhe me atë dialogu mbaron”, tha ai.

“Prishtina është e qartë po na teston, por Vuçiq ka thënë cila është vija e kuqe dhe se Serbia nuk lejon dëbimin e serbëve. Nëse dikush dëshiron të niset në tentim aventuresk le të provoj, por Prishtina nuk do ndërmarr asnjë hap të tillë pa mbështetjen e ShBA-ve”.

Lidhur me reagimet e bashkësisë ndërkombëtare, Lazanski tha se Vuçiq ka pasur deklarata të ashpra dhe ka përmendur direkt Brukselin duke e quajtur mashtruese edhe gënjeshtare.

“Nëse nuk kanë koment në platformën e Prishtinës, atëherë ky është komenti më i mirë në kuptimin tonë të rolit të tyre. Ne mund të themi se të gjitha marrëveshjet e Brukselit janë pavlefshëm dhe të niset çdo gjë nga fillimi. Ne edhe ashtu deri tash asgjë nuk fituam”, mendon Lazanski.

Ai mendon se vështirë të mendohet se ShBA nuk mund të detyroj Prishtinën të heq taksën, ndërsa mundet Japoninë të nënvlerësoj jenin.

“Aparati politik në ShBA ka mbetur i njëjtë q nga koha e Klintonit. Nuk do të ketë asnjë lloj lufte, por duhet vëmë vijën të shohim ku jemi dhe çka jemi. Nuk ka dialog përderisa Prishtina nuk tërheq hapat e këtillë. Tash topi është në oborrin e tyre, andaj le të merren Brukseli dhe Uashingtoni çka do të bëjnë me këtë përbindësh që kanë krijuar në Prishtinë”, – ka përfunduar Miroslav Lazanski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat