Eksperti amerikan: Ky shtet po kundërshton marrëveshjen Kosovë-Serbi, ja pasojat e taksës

Aktuale

Eksperti amerikan: Ky shtet po kundërshton marrëveshjen Kosovë-Serbi, ja pasojat e taksës

Nga: A.ZH Më: 9 mars 2019 Në ora: 21:21
Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir

Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, ka folur për ndikimin e Rusisë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se Rusia do të vazhdojë të kundërshtojë çdo marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për aq kohë sa marrëdhëniet ndërmjet BE-së dhe Rusisë janë të tensionuara, përcjell Bota sot.

“Për sa kohë marrëdhëniet ndërmjet BE-së dhe Rusisë janë të tensionuara dhe nuk ka gjasa të përmirësohen së shpejti, Rusia do të kundërshtojë çdo marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar Ben-Meir.

Sipas tij, Moska nuk dëshiron që Kosova dhe Serbia, të anëtarësohen në BE, pasi një marrëveshje mes këtyre dy vendeve, është parakusht për anëtarësim.

“Moska nuk dëshiron që Kosova apo Serbia të bashkohen me BE, sepse një marrëveshje midis këtyre dy vendeve është një parakusht për anëtarësimin në BE”, ka thënë më tej ai.

Profesori Ben-Meir ka komentuar edhe mosmarrëveshjet ndërmjet liderëve të Kosovës në lidhje me taksën ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Ai ka deklaruar se këto mosmarrëveshje, po dëmtojnë pozicionin negociues të Kosovës me Serbinë dhe rrezikojnë të minojnë marrëdhëniet dhe miqësinë e saj me aleatin e saj më të rëndësishëm në SHBA-në.

Eksperti amerikan ka theksuar se tensionet politike midis Kosovës dhe Serbisë, krijojnë një ambient të përsosur që i ndan të dy vendet në sferat e ndikimit të Rusisë dhe Turqisë.

“Mosmarrëveshjet ndërmjet liderëve të Kosovës për taksën e importeve nga Serbia po dëmtojnë pozicionin negociues të vendit me Serbinë dhe rrezikojnë të minojnë marrëdhëniet dhe miqësinë e saj me aleatin e saj më të rëndësishëm në SHBA-në. Tensionet politike midis Kosovës dhe Serbisë, krijojnë një ambient të përsosur që i ndan të dy vendet në sferat e ndikimit të Rusisë dhe Turqisë”, ka shtuar eksperti Alon Ben-Meir./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat