“Serbia u çmend, e alarmoi krejt botën për taksën”

Aktuale

“Serbia u çmend, e alarmoi krejt botën për taksën”

Nga: N.H Më: 9 mars 2019 Në ora: 21:36
Aleksander Vuçiq

Profesori i njohur, Binak Maxharraj, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, shkruan se SHBA-të i ka vënë dy kushte, një për Kosovën dhe një për Serbinë.

Sipas Maxharrajt, kushtet e SHBA-së janë se Kosova duhet ta heqë taksën ndaj Serbisë, ndërsa kjo e fundit duhet ta ndalojë lobimin për çnjohjen e Kosovës.

“Kosova për këtë fushatë për çnjohje që po ia bënë Serbia, asaj ia vuri taksën 100%. Serbia u çmend, e alarmoi krejt botën për taksën dhe i vuri kushtin se Serbia nuk do ta vazhdoj dialogun pa u hequr taksën”, ka shkruar ndër tjerash Maxharraj.

Mirëpo, sipas tij, Beogradi zyrtar e ka hedhur poshtë ofertën e SHBA-së.

Ja postimi i Maxharrajt:

KUR KUSHTET BAHËN SKLLOTË?!

/Serbia hapatas i thot JO SHBA-ve,kurse Kosova palohet si lepuri/

Amerika i ka vu dy kushte,njerën Kosovës për taksën ndaj Serbis,dhe kushtin tjetër Serbisë që të ndalon lobimim për çnjohjet për Kosovën.

1.Amerika përmes zëvendësndihmësit të Sekretarit të shtetit Matheë Palmer i ka vu kushte Serbisë së nese Serbia deshiron qe Kosova ta heçë taksen,atehere duhet të ndaloj fushatën e egër për terëhëqjën e njohjeve të Kosovës nga vendet qe e kanë njohur.

Por Serbisë nuk i hanë palla së çka thotë dhe kërcnon SHBA.

Por,Beogradi zyrtar e ka hedhur kategorishtë poshtë ofërtën e SHBA-ve.duke ia ba asaj më dije përmes Ministrit të punëve te jashte Ivica Daçiq së SHBA shpresojnë kotë sepse procesi i çnjohjeve është i panadalshem.(sic).

2.Kosova për këtë fushatë për çnjohjet qe po ia banë Serbia,asaj ia vuri taksen 100%.Serbia u tranu,e alarmaoi krejtë botën për taksen dhe i vuri kushtin se:Serbia nuk do ta vazhdoi dialogun pa u hequr taksën.

Dhe si përqudi krejte bota iu gjujtë Kosovës si arushes së duhet te hiqet taksa nese don Mareveshje me Serbinë.U qua në kemb Evropa dhe Amerika rrth kësaj pune duke ba trysni mbi Kosoven.Por diçka ketu nuk shkon.

Pse Evropa dhe Amerika po bajnë trysni vetem mbi Kosovën për ta heq taksen.Pse këto nuk bajnë trysni edhe ndaj Serbisë për ndaljën e çnjohjeve kur ajo hapas e hodhi poshtë oferten e SHBA për ndalimin e çnjohjëve.

Kjo nuk shkon tl jeshë për dikend nanë e për dikand njerkë.Nuk është korrekte as nga Evropa as nga Amerika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat