Përfundon takimi Irinej, Vuçiq dhe Brnabiç për Kosovën

Aktuale

Përfundon takimi Irinej, Vuçiq dhe Brnabiç për Kosovën

Nga: F.B. Më: 10 mars 2019 Në ora: 09:15
Aleksandar Vuçiq dhe patriarku Irinej

(E plotësuar) Pas takimit të Patriarkut serb Irinej dhe presidentit të shtetit Alekasandar Vuçiq, kryeministres Ana Brnabiç dhe ministrit të jashtëm Ivica Daçiq ku është biseduar për Kosovën, Vuçiq ka thënë e sqaruam situatën në të cilën ndodhemi, ndërsa Irinej shtoi se me rëndësi është që shteti dhe Kisha të kanë mendim të njëjtë, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Të përkujtojmë se ky takim ishte caktuar pas miratimit të platformës së Prishtinës për dialog me Serbinë, ndërkohë që të dy palët kanë shprehu qëndrimet  e tyre rreth situatës.

Vuçiq duke ju adresuar gazetarëve ka thënë se “Patriarkut Irinej ia kam përcjell gjendjen dhe përmbajtjen e platformës së Prishtinës duke e njoftuar për rrezikun që bart ajo dhe situatën e vështirë në të cilën gjendet Serbia”.

"I jam mirënjohës Patriarkut dhe anëtarëve të Sinodit të Kishës Ortodokse Serbe, të cilët patën vullnet që të dëgjojnë. Ne kemi sjell përmbajtjen e platformës të cilën shqiptarët e Kosovës e kanë miratuar për nevoja të ndërprerjes së dialogut dhe e njohëm me aksionet dhe veprimet që kanë ndërmarr –që nga mos zbatimi i marrëveshjes së Brukselit, te vendosja e taksës, platformë që është tregues sa disa njerëz dëshirojnë të nxisin kriza dhe problem dhe jo zgjidhje të çështjes", ka thënë Vuçiq.

Ne pikë për pikë dhe parim për parim kemi shqyrtuar, analizuar dhe sqaruar duke thënë edhe rrezikun që përmban dhe sa e rëndë është situate në të cilën ndodhet Serbia.

Patriarku i Kishës ortodokse Serbe Irinej ka theksuar se “me rëndësi është që shteti edhe kisha kanë për problemin e Kosovës dhe mendim zë njëjtë si duhet të reagohet në këtë çështje, në situatën çfarë është ajo rreth Kosovës”.

Kreu i Kishës ka thënë pas takimit të thirrur nga presidenti Vuçiq pas miratimit të platformës së Prishtinës se “është biseduar për gjendjen e përgjithshme në vend posaçërisht në Kosovë, ku nga dita në ditë situata po bëhet gjithnjë më e vështirë.

Ai nënvizoi se takimet e këtilla janë me rëndësi dhe të dëshirueshëm dhe duhet të jenë edhe më të shpeshtë sapo të shfaqen problemet. Me rëndësi shtoi ai që së bashku kisha dhe shteti të kërkojnë zgjedhjet dhe qëndrimet më të mira.

Vuçiq, Brnabiq dhe Daçiq takohen me kryekishtarët serbë për Platformën e Kosovës

Në Patrikanën e Beogradit ka filluar takimi i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, kryeministres Ana Brnabiq e ministrit të Punëve të Jashtme Ivica Daçiqin me kreun e Kishës Ortodokse të Serbisë patriarkun Irinej dhe me anëtarët e Sinodit të KOS-it.

Takimi po mbahet pasi Kosova ka miratuar Platformën për Dialog me Serbinë, shkruajnë mediat serbe.

Vuçiq një ditë pas miratimit të Platformës kishte thënë se Serbia nuk pranon ultimatume nga Kosova.

Presidenti serb tha gjithashtu se dialogu me Prishtinën mund të vazhdojë, por në bazë të një platforme më të zgjuar.

“Nga bisedimet kurrë nuk kemi ikur, por të na shantazhoni e të na bëni budallenj – këtë film nuk keni për ta parë”, ka thënë Vuçiqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat