Organizata e Veteranëve të Luftës nëpërmjet një reagimi, ka thënë se nuk janë të habitur me Graham William Phillips, i njohur për skandale të mëhershme, të vetëshpallurin gazetar ushtarak britanik, për shkak se ai ka punuar dhe punon për interesat ruse.
Organizata e veteranëve thotë se të gjithë e dinë se edhe më herët janë bërë shumë akuza ndaj UÇK-së, si nga Del Ponte e më vonë nga Dick Marti e raporte të tjera, por luftën e saj nuk do të mund ta njollosin.