Ish-agjenti i SHIK-ut, dhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, Naim Miftari, përmes një postimi në Facebook, thotë se pa i plotësuar disa kushtet, të cilat i ka shkruar Miftari, Serbia nuk ka se çka bisedon me Kosovës.
Miftari thotë se, Serbia duhet me kërkua falje për krimet që i kanë bërë gjatë luftërave e sidomos luftës së fundit në Kosovë.
Ai thotë se duhet të bëhet edhe kthimi i territoreve të cilat i kanë pushtuar.
Lexojeni për më shumë, shkrimin e Miftarit:
Na falni Serbi që nuk mujtet me na vra të gjithë neve shqiptarëve.
Vućic, Sheshel, Vulin, Daçiç, Gjuriç....kisha e vampirëve popëve serb thërrasin hapur për luftë dhe masakër kundër nesh, kurse urdhëresat e Kosovës të ngritur në pushtet nga perandoria e krimit te organizuar sidomos kryetari Hashim Thaçi e shoku i tij Kadri Veseli thërrasin qytetaret e Kosovës që ti hjekum pantollat dhe të ja kthejmë edhe b*** Serbisë dhe të ja shtrijmë qafen tonë ndoshta edhe të i kërkojmë Serbisë falje pse nuk kanë mujt me na zhduk të gjithëve!
SERBIJA pa i përbush këto kushte çka ka me biseduar me neve.
1. Pagimi i dëmeve dhe plaçkës së luftës që nga luftat ballkanike deri më sot.
2. Dorzimi i kriminelëve të luftës që nga viti 1945_1999.
3. Kthimi i territoreve të pushtuara gjatë luftës 1 dhe luftës dytë botërore deri sot.
4. Kërkimi i kthimit ne vendet e veta autoktone të shqiptarëve Muhaxher nga Turqia ne rajonin e Nishit, Toplices dhe Sangjakut ... të ndjekur me dhunë nga shteti serb.
5. Kërkimi i faljes nga ana serbe për çdo shtëpi të Shqiptarëve të vrarë e të masakruar që dy shekuj rresht deri te familja e Adem, Shaban, Hamz Jasharit...
Kur ti përbush këto padrejtësi atëherë mundemi me bë biseda përfundimtare për paqen me popullin serb ardhacak sllav nga Karpatet.