Lekaj i reagon Listës serbe, i tregon a mund ta rrëzojë Qeverinë

Aktuale

Lekaj i reagon Listës serbe, i tregon a mund ta rrëzojë Qeverinë

Nga: A.ZH Më: 10 mars 2019 Në ora: 16:36
Pal Lekaj

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që është njëherit edhe ministër i Infrastrukturës Pal Lekaj, i është përgjigjur Listës serbe, e cila është shprehur e gatshme për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, nëse opozita i siguron 51 vota.

Lekaj në një postim në Facebook, ka thënë se deputetët e Listës serbe duhet të presin deri në fund të këtij mandati për rrëzimin e Qeverisë, përcjell Bota sot.

Ai u ka bërë thirrje atyre që ta trajtojnë me seriozitet detyrën e deputetit dhe t’i lënë anash kërcënimet.

“Nëse deputetët e Listës Serbe kanë vendosur ta presin seancën për rrëzimin e qeverisë Haradinaj, atëherë pritja për ta do të zgjasë deri në përfundim të këtij mandati. Prandaj, unë u bëjë thirrje që ta trajtojnë me seriozitet detyrën e deputetit dhe t’i lënë anash kërcënimet”, shkruan Lekaj në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat