Koordinatori Hoti takohet me shqiptarët e Sanxhakut të Serbisë - Bota Sot
Koordinatori Hoti takohet me shqiptarët e Sanxhakut të Serbisë

Aktuale

Koordinatori Hoti takohet me shqiptarët e Sanxhakut të Serbisë

Më: 10 mars 2019 Në ora: 17:15
Foto nga takimi

Në këtë komunë, përveç boshnjakëve, turqve e serbëve, jeton edhe komuniteti shqiptar. Aty Hoti u informua për bashkëjetesën në mes komuniteteve si dhe prezantoi Programin Nacional për Rininë.

“Sot jam këtu që të ju shpalos Programin Nacional për Rininë që realizohet në formë gare për të gjithë nxënësit në fushën e diturisë, sportit dhe kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik. Është një program që do të na ndihmojë të njohim më mirë njëri-tjetrin dhe të thellojmë bashkëpunimin”, tha Hoti.

Kryetari Mujoviq e mirëpriti delegacionin nga Kosova duke thënë se propozimi për bashkëpunim është shumë domethënës dhe i rëndësishëm.

“Rinia e shëndoshë garanton një shtet të shëndoshë. Ne jemi shumë të interesuar që nxënësit tanë të marrin pjesë në programin tuaj. Ne do ta analizojmë materialin e por është me rëndësi që të ju them se si komunë, jemi shumë të interesuar të mbështesim programin”.

Hoti dhe Mujoviq po ashtu u pajtuan që të shohin mundësitë e bashkëpunimit për organizimin e shkollave verore, në të cilat nxënës nga komunitetet e ndryshme në Kosovë e Serbi do të mund të shkëmbenin përvojat e tyre.

Pas takimit, Hoti me delegacion vizituan rrafshnaltën e Peshterit si dhe fshatrat e rrethinës ku u takuan me banorët me të cilët bashkëbiseduan për jetesën e tyre.

Hoti bisedoi me një pjesë të familjes  Shkreli, të cilët vinin nga fisi i poetit të njohur Azem Shkreli dhe të cilët pohuan se një pjesë e familjes së tyre ishte në Rugovë dhe një pjesë ka mbetur në Sanxhak.

Banorët e mirëpritën delegacionin nga Kosova dhe kërkuan nga ta që t’i ndihmojnë në hapjen e një klubi apo shkolle ku do të mund të mësohej gjuha shqipe.

Pjesë e delegacionit nga Kosova ishte edhe Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, profesori Nexhmedin Spahiu, udhëheqësi i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, Ismet Azizi dhe Xhelal Shaqiri, zyrtar ndërlidhës i Zyrës së Kosovës në Beograd. ​

 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...