I thanë që aderoi në PDK, Eliza Hoxha pi kafe me Uran Ismailin

Aktuale

I thanë që aderoi në PDK, Eliza Hoxha pi kafe me Uran Ismailin

Më: 10 mars 2019 Në ora: 20:29
Eliza Hoxha dhe Uran Ismaili

Në mediat online qarkulloi lajmi se artistet, Burbuqe Berisha, Zake Prelvukaj dhe Eliza Hoxha iu kanë bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.

Por, ato përmes një shkrimi kanë mohuar këtë gjë përmes rrjeteve të tyre sociale, duke u shprehur që nuk i takojnë asnjë subjekti politik dhe se nëse një gjë e tillë do të ndodhte, atëherë ato ta bënin publike.

Megjithatë këngëtarja dhe arkitektja e suksesshme Eliza Hoxha këtë punë e la me kaq. Ajo ka postuar së fundmi një fotografi në profilin e saj Instagram ku shihet bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismailin.

Image

Ndërsa ka shkruar: “Kafe n’mahallë mas 8 Marsit  me shokun dhe Ministrin… Tha: m’fal + pse bre s’po vjen nime n’PDK?!… I thash: Hajt se men’oj…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat