Këshilltari i Pacollit reagon ndaj Stefanoviçiqit dhe Vuçiqit: Jeni përgjegjës për mijëra persona të vdekur

Aktuale

Këshilltari i Pacollit reagon ndaj Stefanoviçiqit dhe Vuçiqit: Jeni përgjegjës për mijëra persona të vdekur

Më: 10 mars 2019 Në ora: 20:41
Aleksander Vuçiq dhe Nebojsha Stefanoviç

Këshilltari i Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Jetlir Zyberaj, ka reaguar ndaj Ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviç dhe siç e ka quajtuar ai, eksponentit të qeverisë kukull të Vuçiqit lidhur me deklaratat ndaj ministrit dhe Zëvëndës-Kryeminstrit të Parë, Behgjet Pacolli.

Zyberaj përmes një shkrimi në Facebook ka kritikuar lidershipin e Serbisë i cili, siç thotë ai, trashëgon mesazhet nga invazioni i një çmendurie masive, që kishte filluar para 30 viteve, me Millosheviqin, me 22 qershor, 1989, në Gazimestan.

“Është e njejta mendësi dhe i njejti lidership, që trashëgon mesazhet nga invazioni i një çmendurie masive, që kishte filluar para 30 viteve, me Millosheviqin, me 22 qershor, 1989, në Gazimestan. I frymëzuar nga mesazhet e Millosheviçit në Gazimestan, Vuçiq si krah i djathtë i Sheshelit, pas pak vitesh po vizitonte Karaxhiqin, në ndëmarrjen e tyre kriminale në Bosnje e Hercegovinë. I veshur si civil, Vuçiq po mbante një pushkë në krah’ ka shkruar ai.

Përveç kësaj, Zyberaj ka thënë se “Stefanoviq dhe lideri i tij Vuçiq, si dhe dhjetëra, qindra e mijëra bashkëpunëtorë të tyre, janë përgjegjës vendimmarrës edhe për mbi 20 mijë të vrarë, mbi 400 masakra, dhe qindra e mijëra krime në Kosovë. Është e pritshme se në ndërtimin e një paqe afatgjatë, duhet të ketë një proces pastrimi përmes një drejtësie ndërkombëtare e cila gjykon krimet në Kosovë”.

Më poshtë statusi i plotë i tij:

Sot, eksponenti i Qeverisë, kukull e Vuçiqit dhe Qeverisë së Serbisë, Stefanoviq, paska lansuar një mori fyerjesh kundër lidershipit institucional të Republikës së Kosovës, dhe kundër Zëvëndës-Kryeminstrit të Parë dhe Minstrit rë Punëve të Jashtme, në lidhje me deklaratën ku qasja e Vuçiqit, demaskohet si lojë molerimi mes lindjes dhe perendimit nga ana e tij.
Se kush është kush në Ballkan, secili për secilin është në dijeni. Por se kush është Vuçiq dhe elita aktuale politike në Serbi, e dimë të gjithë, ka kohë që e dinë edhe bota e lirë.
Është e njejta mendësi dhe i njejti lidership, që trashëgon mesazhet nga invazioni i një çmendurie masive, që kishte filluar para 30 viteve, me Millosheviqin, me 22 qershor, 1989, në Gazimestan. I frymëzuar nga mesazhet e Millosheviçit në Gazimestan, Vuçiq si krah i djathtë i Sheshelit, pas pak vitesh po vizitonte Karaxhiqin, në ndëmarrjen e tyre kriminale në Bosnje e Hercegovinë. I veshur si civil, Vuçiq po mbante një pushkë në krah.
Do kalonte pak kohë, dhe zëdhënësi i Sheshelit e simpatizanti i Karaxhqit, Vuçiq, do të bëhej Ministër i Informacionit në Qeverinë e Serbisë. Bota e ka dëgjuar duke u krekosur me potencialin kriminal, duke thënë se për një serb të vrarë, do të vriteshin 100 boshnjak. Duke ditur që në ndërmarrjet kriminale në hapësirat e ish Jugosllavisë, Serbia e Vuçiqit kishte formacione të rregullta ushtarake, policë, paramilitarë, mercenarë, formacione të pa rregullta ushtarake e civile, shtrohet pyetja, se në çfarë cilësie ishte Vuçiq me pushkë në krah në Bosnje e Hercegovinë? Stefanoviq mund të na tregoj!!!
Stefanoviq dhe lideri i tij Vuçiq, si dhe dhjetëra, qindra e mijëra bashkëpunëtorë të tyre, janë përgjegjës vendimmarrës edhe për mbi 20 mijë të vrarë, mbi 400 masakra, dhe qindra e mijëra krime në Kosovë. Është e pritshme se në ndërtimin e një paqe afatgjatë, duhet të ketë një proces pastrimi përmes një drejtësie ndërkombëtare e cila gjykon krimet në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat