Zemaj: Inspektoriati i punës dhe shteti në gjumë, ndërsa punëtorët e shkretë 24/7 në punë

Aktuale

Zemaj: Inspektoriati i punës dhe shteti në gjumë, ndërsa punëtorët e shkretë 24/7 në punë

Nga: Z.B Më: 10 mars 2019 Në ora: 22:23
Arnend Zemaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka thënë se, Inspektoriati i punës dhe shteti në gjumë, ndërsa punëtorët e shkretë të Qendrave Tregtare 24/7 në punë, përcjell “Bota sot”.

Zemaj po ashtu përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, secili prej nesh e kemi ndonjë familjarë të afërm ose shokë që punon në qendrat tregtare dhe i sheh e dëgjon se si detyrohen të nënshkruajnë kontrata jashtëligjore e të punojnë në kushte diskriminuese të punës.

Ai gjithashtu ka thënë se, inspektorët e punës janë vota për pushtetarët. Andaj nuk kanë guxim me e zbatu ligjin te kumaria e pushtetarëve, e jo në funksionim të ligjit.

Postimi i plotë:

Inspektoriati i punës dhe shteti në gjumë, ndërsa punëtorët e shkretë të Qendrave Tregtare 24/7 në punë.

Sa i vizitojnë inspektoriatet e punës qendrat tregtare për të parë respektimin e ligjeve të punës? A janë të njohur lidhur me gjendjen e këtyre punëtorëve? Pse gjithë kjo neglizhencë?Interesat e kujt po i përfaqësojnë këta inspektorë?!

Në një vend me aspirata për anëtarësim në Bashkimin Europian, duhet të ketë respektim të ligjeve sikur në Bashkimin Europian.

Secili prej nesh e kemi ndonjë familjarë/të afërm ose shokë i/e cili/a punon në qendrat tregtare dhe i sheh e dëgjon se si detyrohen të nënshkruajnë kontrata jashtëligjore e të punojnë në kushte diskriminuese të punës. Këtyre punëtorëve, shumica të rinjë e te reja, nuk ju paguhet pushimi i lehonisë, nuk iu takojnë ditët e pushimit sipas ligjit në fuqi, punojnë edhe jashtë orarit të punës; punojnë gjatë fundjavës, nuk gëzojnë pushim për festa, punojnë me orar të gjatë gjatë festave, ndërsa arsyetimi i pronarëve është një ndër më banalet se “këtu është Kosovë, e jo Gjermani”.

Inspektorët e punës janë vota për pushtetarët. Andaj nuk kanë guxim me e zbatu ligjin te kumaria e pushtetarëve, e jo në funksionim të ligjit.
Kur dëgjon se në shumë raste punëtorët e qendrave tregtare detyrohen të ndërtojnë edhe shtepitë e pronarëve në qat’ ‘Harxh’, ose edhe duke i derguar në male për t’ju prerë drutë për dimër.

Ju pronarë që jeni shndërruar në skllavopronarë, jepnu së paku ditën e diel pushim punëtorëve, sepse u takon me ligj, me besim në zot dhe te keni pak nder, mbi të gjitha është njerëzore të mundësoni që e diela të jetë pushim i javës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat