Murtezaj: Zgjedhjet apo qeveria gjithëpërfshirëse, opsione për dalje nga kriza

Aktuale

Murtezaj: Zgjedhjet apo qeveria gjithëpërfshirëse, opsione për dalje nga kriza

Më: 10 mars 2019 Në ora: 22:48
Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Valon Murtezaj

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Valon Murtezaj, ka thënë se pa konsensus nacional, pozita e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë do të jetë më e dobët.

Ai ka deklaruar se përfundimisht duhet ta kuptojë i gjithë spektri politik në vend, se kur është në pyetje interesi nacional, uniteti është çështje e domosdoshme.

Murtezaj ka thënë për “Epoka e re” se është optimist se shumë shpejt do të gjendet një alternativë për daljen e vendit nga situata aktuale politike.

“Nëse nuk tejkalohet nyja e krijuar, atëherë zgjedhjet e reja apo qeveria gjithëpërfshirëse me përfaqësim fer dhe të drejtë, sipas fuqisë politike të forcave politike, mbetet opsioni tjetër”, ka thënë Murtezaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat