Dy këshilltarët e kancelares Merkel sot në Kosovë, çfarë do t’iu kërkojnë liderëve

Aktuale

Dy këshilltarët e kancelares Merkel sot në Kosovë, çfarë do t’iu kërkojnë liderëve

Më: 11 mars 2019 Në ora: 07:15
Angela Merkel dhe Hashim Thaçi

Në Prishtinë sot do të vijnë dy këshilltarët kryesorë për politikë të Jashtme, të kancelares Merkel, Matthias Luettenberg dhe Jan Hecker.

Këta dy të fundit do të kërkojnë për herë të fundit nga Qeveria e Kosovës që të pezullohet taksa dhe të fillohet dialogu me Serbinë në Bruksel në mënyrë që të arrihet marrëveshja historike mes dy vendeve.

Luettenberg dhe Hecker do të takohen me presidentin Thaçi, kryeministrin Haradinaj dhe kryeparlamentarin Veseli, ku do të kërkojnë që të hiqet taksa dhe Kosova t’i rikthehet tavolinës së bisedimeve në Bruksel.

Dy supërfuqitë më të mëdha perëndimore, SHBA’ja dhe Gjermania, e kanë rritur interesimin për Kosovën gjatë kohës së fundit në mënyrë që të arrihet një marrëveshje finale me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat