Pas vizitës në Prishtinë bashkëpunëtorët e Merkelit shkojnë ta takojnë Vuçiqin

Aktuale

Pas vizitës në Prishtinë bashkëpunëtorët e Merkelit shkojnë ta takojnë Vuçiqin

Më: 11 mars 2019 Në ora: 11:32
Angela Merkel

Jan Hetcer, këshilltari më i rëndësishëm i politikës së jashtme e Angela Merkel dhe këshilltari i saj për Ballkan Matthias Lichtenberg shkojnë sot në Beograd.

Ata të dy shkojnë në Beograd pas vizitës në Prishtinë, dhe sonte edhe nesër do të kenë takim me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq për në përpjekje t’i ulin tensionet në mes të Beogradit dhe Prishtinës, pretendon gazeta beogradase duke u thirrur në burime diplomatike.

“Ky takim është vendimtar kur flasim për ardhmërinë e dialogut dhe marrëdhëniet e dyja palëve”, pretendon burimi i “Blicit” nga qarqet diplomatike.

Hetcer dhe Lichtenberg momentalisht gjenden në Prishtinë, por paralajmërime zyrtare për shkuarjen e tyre në Beograd ende nuk ka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat