Haradinaj në takim me dyer të mbyllura me këshilltarët politik të Angela Merkel

Aktuale

Haradinaj në takim me dyer të mbyllura me këshilltarët politik të Angela Merkel

Më: 11 mars 2019 Në ora: 13:17
Ramush Haradinaj në takim me këshilltarët politikë të kancelarës Gjermane, Angela Merkel

(E plotësuar) - Ka filluar takimi në mes dy këshilltarëve të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe zyrtarëve shtetërorë të Qeverisë së Kosovës.

Jan Heker, këshilltari më i rëndësishëm për Politika të Jashtme i kancelares  gjermane si dhe këshilltari i saj për Ballkan, Matias Litenberg, kanë arritur në Kosovë, ku edhe kanë startuar takimin me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.

Qeveria e Kosovës vizitën e këshilltarëve të kancelares gjermane e bëri të ditur vetëm pak orë më parë, përderisa mediat kanë pasur të drejtë të marrin vetëm pamje.

Image

Kjo vizitë e zyrtarëve gjermanë po bëhet pas asaj që zyrtarët e amerikanë patën në Kosovë, ku edhe zhvilluan takime me krerët e vendit.

Deri tani nuk ka informacione nëse të njëjtit do të zhvillojnë takime edhe me zyrtarë tjerë të Kosovës.

Image

***

Kryeministri Ramush Haradinaj është duke u takuar me dy këshilltarët e Angela Merkelit, Jan Heker dhe Matthias Leuttenber të cilët sot po qëndrojnë për vizitë në Kosovë.

Image

Të dy, do të qëndrojnë në Kosovë për vizitë gjatë ditës së sotme, ndërkaq nesër këshilltarët pritet të shkojnë në vizitë tek presidenti serb Aleksander Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat