Mediat serbe: Ushtrime të KFOR-it në Dragash – Policia me aksionin “Unaza e hekurt” në Kosovë

Aktuale

Mediat serbe: Ushtrime të KFOR-it në Dragash – Policia me aksionin “Unaza e hekurt” në Kosovë

Nga: F.B. Më: 11 mars 2019 Në ora: 14:08
Policia e Kosovës

Forcat e KFOR-it në Kosovë kanë vazhduar me ciklin e ushtrimeve në ruajtjen e gatishmërisë, ndërkohë mediat transmetojnë se pushteti në Prishtinë kanë nis aksionin “Unaza e hekurt”, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Trupat shumëkombëshe po mbajnë stërvitje, që siç thuhet të jenë të gatshme në veprimin në të gjithë territorin e Kosovës, me qëllim të parandalimit të secilit kërcënim që mund të rrezikoj sigurinë në atë territor.

Stërvitja e sotme po realizohet në jug të Kosovës, ku forcat e KFOR-it ruajnë sigurinë e mjedisit.

"Kësaj radhe ushtrimi po mbahet në komunën e Dragashit dhe në te është kyçur Brigada Shumëkombëshe Perëndimore e grupit luftarak”, shkruan në faqen zyrtare të KFOR-it.

Pushteti në Prishtinë në anën tjetër ka nisur aksionin “Unaza e Hekurt” që nënkupton bllokimin e të gjitha drejtimeve rrugore dhe kontrollin e automjeteve dhe personave dhe policia është vendosur në të gjitha rrugët alternative, kanë shkruar mediat në Beograd.

Si transmeton Telegraf.rs Policia e Kosovës është tërhequr nga të gjitha njësitet kufitare me Maqedoninë veriore dhe Shqipërinë dhe ata pjesëtarë të policisë dhe atyre njësive do të shpërndahen në veri të Kosovës.

Detyra e tyre do të jetë bllokimi i rrugëve alternative që shpien në Serbinë qendrore nga Kosova.

Mediat thonë se aksioni ndërlidhet me njoftimet se ka listë të “fshehtë” të personave ndaj të cilëve do ngrit-et akuza për krime.

Portali Alo.rs ka publikuar nga burime brenda policisë së Kosovës fjalët se ka shenja që do të realizohet arrestimi i  i funksionarëve serbë nga Kosova.

Burime të paemërtuar të Alo.rs kanë thënë se Policia e Kosovës po aplikon planin operativ “Unaza e hekurt” me qëllim frikësimit të serbëve, që nënkupton bllokimin e drejtimeve në të cilat lëvizin qytetarët si dhe kontrollin e automjeteve dhe personave.

Mirëpo TV Prva ndonëse ka kërkuar nga Policia konfirmimin e nisjes së këtij aksioni, nuk ka marr konfirmim.

Si njofton korrespodenti i këtij televizioni, nuk ka asnjë situate e jashtëzakonshme. Bëhet fjalë për shtim të numrit të pjesëtarëve të policisë dhe doganierëve të Kosovës në pikat administrative, për shkak të parandalimit të kontrabandës me mallra, dhe ky shtim i numrit të zyrtarëve të policisë dhe doganës do zgjas 20 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat