Pacolli pret në shtëpi Komandantin e KFOR-it - Bota Sot
Pacolli pret në shtëpi Komandantin e KFOR-it

Aktuale

Pacolli pret në shtëpi Komandantin e KFOR-it

Nga: K.M Më: 11 mars 2019 Në ora: 16:17
Gjeneral Major Lorenzo D.Addarion dhe Behgjet Pacolli

Me anë të një postimi në facebook, zv. Kryeministri I vendit Behgjet Pacolli ka njoftuar se e ka pritur në takim shefin e KFOR-it, Gjeneral Major Lorenzo D.Addarion. Ai ka thënë se me të ka biseduar për situatën në vend, si dhe në këtë kontekst, për kontributin e KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Ja postimi i plot i tiji në facebook

Pata kënaqësinë ta mirëpres për një drekë pune në Rezidencën time Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario, i shoqeruar nga Nënkolonel Andrea Fiorentini, me të cilët biseduam për situatën në vend dhe për kontributin e KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Gjeneral Majori D’Addario më njoftoi për objektivat e KFOR-it, si dhe më siguroi që KFOR-i do të vazhdojë të mbetet partner serioz për institucionet e Republikës së Kosovës në përgjithësi.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...