Veseli: Dëshmorët e 81-shes emra që frymëzuan rezistencën për çlirim

Aktuale

Veseli: Dëshmorët e 81-shes emra që frymëzuan rezistencën për çlirim

Më: 11 mars 2019 Në ora: 16:19
Kadri Veseli

Sot janë bërë 38 vjet nga demonstratat e studentëve të vitit 1981.

Me rastin e kësaj ngjarje udhëheqësit e institucioneve të Kosovës e kanë përkujtuar si ngjarje të madhe historike.

Edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka shkruar për këto demonstrata duke i cilësuar ato si ngjarje me peshë të madhe në avancimin e  kauzës kombëtare për lirinë e Kosovës.

Postimi i Veselit në Facebook:

Sot kujtojmë dhe nderojmë studentët e pranverës 81. Demonstratat studentore të atij viti patën një peshë të madhe në avancimin e kauzës sonë kombëtare për lirinë e Kosovës. Dëshmorët e pranverës 81 ishin emra që frymëzuan rezistencën deri në çlirimin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat