Abdullahu godet koalicionin “PAN”: Grykësia e tyre më e madhe se brenga për dëmin që do t’i bëhet Kosovës

Aktuale

Abdullahu godet koalicionin “PAN”: Grykësia e tyre më e madhe se brenga për dëmin që do t’i bëhet Kosovës

Nga: N.H Më: 11 mars 2019 Në ora: 16:25
Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Analisti politike Faton Abdullahu, ka komentuar zhvillimet e fundit në Qeverinë “Haradinaj”, përcjell “Bota sot”.

Abdullahu përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se, koalicioni aktual “PAN” ka mundur ta themeloj Qevrine” Haradinaj” vetëm me ndihmën e Listës serbe.

Sipas tij, grykësia e tyre për të ardhur në pushtet ka qenë më e madhe se brenga për dëmin që do t’i bëhet Kosovës.

Ja postimi i plotë i Abdullahut:

Koalicioni aktual PAN ka mundur ta themeloj Qevrinë Haradinaj vetem me ndihmen e 'Lista Srbska'. Ata e kane bere kete edhe pse e kane ditur se do te kene probleme me kete Liste dhe me ndikimin e Beogradit. Thjesht grykesia e tyre per te ardh ne pushtet ka qene me e madhe se brenga per demin qe do ti behet Kosoves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat