MPB shpall person non-grata gazetarin britanik që po bën fushatë kundër Kosovës

Aktuale

MPB shpall person non-grata gazetarin britanik që po bën fushatë kundër Kosovës

Më: 11 mars 2019 Në ora: 16:43
Gazetari britanik Graham Phillips

Gazetari britanik Graham Phillips që nga Prishtina quajti UÇK-në organizatë terroriste, pritet të shpallën person “non-grata” nga shteti i Kosovës.

Ministria e Punëve të Brendshme është duke e përgatitur, mbi bazën ligjore, vendimin për ta shpallur Phillipsin të padëshirueshëm brenda territorit.

Vendimi në fjalë tashmë është i gatshëm dhe pritet që nesër më së largu të nënshkruhet nga ministri i brendshëm Ekrem Mustafa.

Sipas këtij vendimi, një pjesë të të cilit e ka siguruar Reporteri.net, gazetari britanik të paktën 10 vite nuk do t’i lejohet hyrja në Kosovë.

Image

Gazetari nga Britania e Madhe, para pak ditësh, në rrjete sociale shpërndau disa materiale propagandistike kundër shtetit të Kosovë.

Në një nga këto video, të xhiruara në Kosovë, Graham Phillips e quan UCK-në organizatë terroriste, dhe thotë se ai turpërohet se si vendi i tij i origjinës e ka përkrahur çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat