“Limaj, Ahmeti dhe Shala drejt gjurmëve të Thaçit”

Aktuale

“Limaj, Ahmeti dhe Shala drejt gjurmëve të Thaçit”

Nga: N.H Më: 11 mars 2019 Në ora: 16:52
Limaj, Ahmeti dhe Shala

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Andan Rrustemi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se treshja Limaj, Ahmeti dhe Shala janë duke shkruar gjurmëve të Thaçit.

Sipas Rrustemit, tani që është Ahmeti e Limaj, nuk po ka shumë nevojë për udhëtime presidenti Thaçi.

Ky reagim vije pasi kryesuesi i Ekipit Negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë, Shpend Ahmeti së bashku me bashkëkryesuesin Fatmir Limaj kanë udhëtuar për në Bruksel gjatë ditës së djeshme.

Ja postimi i tij:

Në shembullin e takimeve sekrete të Thaçit, e gjurmëve të tij, treshja Ahmeti, Limaj e Shala tinëz në Bruksel. Tani që është Shpend Ahmeti e Fatmir Limaj, nuk po ka shumë nevojë për udhëtime Thaçi. Kur janë këta, si me kanë vetë ai!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat