Katari përkrahë Kosovën dhe ushtrinë e saj

Aktuale

Katari përkrahë Kosovën dhe ushtrinë e saj

Më: 11 mars 2019 Në ora: 16:57
Katari përkrahë Kosovën dhe ushtrinë e saj

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, vazhdojnë të jenë të përkushtuar në realizimin e misionit si forcë multietnike, profesionale, në shërbim të paqes, stabilitetit, të gjithë qytetarëve dhe në mbrojtje të integritetit dhe sovranitetit të Kosovës.

Kështu deklaroi sot ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, gjatë një takimi njohës me ambasadorin jo rezident të Katarit për Kosovën, Ali bin Hamad Al Marri, të cilin e njoftoi me procesin e tranzicionit të FSK-së dhe punën për ngritjen e kapaciteteve të parapara me planin e tranzicionit.

“Votimi unanim i Ligjeve për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në nga ana e Kuvendit të Kosovës, ka qenë një ngjarje historike për Kosovën dhe FSK-në. Ky votim ka treguar edhe njëherë për besimin e madh që ka Ushtria e Kosovës tek të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim nacionaliteti dhe etnie”, tha Berisha.   

Ndërsa, ambasadori Al Marri tha se vendi i tij do të vazhdojë me përkrahjen për Kosovën si vend mik, por edhe ushtrinë e saj, duke shprehur dëshirën për të shikuar mundësitë për vizita reciproke në mes të dy ministrave të mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat