Haradinaj takohet me njohësin e rrethanave në Ballkan, profesorin amerikan, David Phillips

Aktuale

Haradinaj takohet me njohësin e rrethanave në Ballkan, profesorin amerikan, David Phillips

Nga: Z.B Më: 11 mars 2019 Në ora: 17:46
David Phillips dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri I Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se është takuar me njohësin e rrethanave në Ballkan, profesorin e nderuar amerikan, David Phillips, përcjell “Bota sot”.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në këtë takim kanë këmbyer mendime për zhvillimet e fundit politike në vend, rajon dhe më gjërë

Postimi i plotë:

Takim miqësor me njohësin e rrethanave në Ballkan, profesorin e nderuar amerikan, David Phillips me të cilin këmbyem mendime për zhvillimet e fundit politike në vend, rajon dhe më gjërë. Mikun e Kosovës, David Phillips, për qëndrimet e tij në mbrojtje të së drejtës së Kosovës dhe subjektivitetit të saj ndërkombëtar, e nderova me Medaljen Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.RH
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat