Gecaj: Qeveria Haradinaj zero përparim – Demarkacionin dhe Ushtrinë ua mundësoi LDK-ja

Aktuale

Gecaj: Qeveria Haradinaj zero përparim – Demarkacionin dhe Ushtrinë ua mundësoi LDK-ja

Më: 11 mars 2019 Në ora: 19:08
Bajram Gecaj

Këto deklarata Gecaj i tha në Info Magazine duke pohuar se rrugëdalja e vetme nga kjo krizë janë zgjedhjet pasi vazhdimisht edhe Qeveria Haradinaj po shantazhohet nga Partia Social Demokrate, njofton Klan Kosova.

”Në një analizë të thellë dialogu, ne kemi udhëhequr një dialog për dy vjet por pati disa përparime”.

”Ndërsa që nga 2017 kur ka ardhur kjo Qeveri ka pasur zero përparim. Kryeministri Ramush Hardinaj duket që ka pasur marrëveshje paraprake gojore, që dialogu të udhëhiqet nga presidenti Hashim Thaçi”.

”I vetmi përparim që kemi pasur nga ky dialog janë deklarimet e presidentit Hashim Thaçi, e Qeveria nuk ka bërë asnjë gjë në lidhje me këtë çështje”.

”Ne kemi vija të qarta të kuqe – nuk guxon të preket territori i Republikës së Kosovës e gjithashtu as edhe funksionaliteti. Kemi edhe PSD-në që vazhimisht shantazhon Qeverinë”.

Më tej Gecaj ka theksuar se LDK nuk duhet fajësuar vazhdimisht për çështjen e zgjedhjes së Hashim Thaçit president të Kosovës, njofton Klan Kosova.

”Presidenti ka marr votat e partisë së vet. Partia e tij i dha atij fuqinë për udhëheqje të dialogut. Nuk fajësohet në asnjë moment LDK-ja pse presidenti mund të jetë i ligjshëm ose i paligjshëm”.

”Rrugëdalja më e mirë do të ishin zgjedhjet. Duhet të shkojmë në zgjedhje nëse një koalicion nuk ka legjitimitet e shantazhohet çdo ditë nga Partia Social Demokrate”.

”Kemi mosmarrëveshje, shpesh herë kemi edhe kërcënime nga kryeministri kur flitet për kufijt. Pse të ketë kërcënime, e ofendime të këtij lloji në koalicion”.

”Janë të pashmangshme zgjedhjet, nuk mundet ky konstalacion i tillë ta çojë Kosovën përpara në procese të mëdha”.

”Çështjet e mëdha që kanë zgjedhur këta kanë qenë vetëm Demarkacioni dhe Ushtria të cilat i kemi votuar ne si LDK”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat