Labi bën thirrje për protestë, kapet keq me komentuesin

Aktuale

Labi bën thirrje për protestë, kapet keq me komentuesin

Më: 11 mars 2019 Në ora: 19:19
Labi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri përmes një postimi në Facebook iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkangjiten protestës për mos përmbushjen e premtimeve nga ana e Komunës.

Qytetarëve të fshatit Tërrën iu ishte premtuar nga komuna se rruga e këtij fshati do të asfaltohej në një kohë të shkurtë kohore, por kjo sipas Labit nuk ka ndodhur tash e 6 vite.

“Banorët më kanë kërkuar që të dalim në protest dhe i lus të gjithë qytetarët e Ferizajt me rrethinë, poashtu edhe kryetarin Agim Aliu, kryesinë e çdo partie sepse këtu nuk ka të bëj me merita por me premtimin që nuk po shtrohet rruga”, ka shkruar Labi.

Deputeti nga radhët e AKR-së, ka thënë se i vjen keq që me banorët e këtij fshati po bëhet hajgare tash e gjashtë vite.

Protesta është paralajmëruar të mbahet më 16 Mars në ora 11:00.

Shumica e qytetarëve të Ferizajt e kanë pritur mirë reagimin e Labit, por kishte nga ata që e kanë akuzuar atë si pjesë të përgjegjësisë, duke i thënë se ishte vota e tij e cila e formoi këtë Qeveri dhe tashmë po tenton ta shfajësoj veten.

E kundrejt këtij komentuesi Labi nuk hezitoi të shkruante një replikë, ku ndër të tjerash i ka thënë ‘Çfarë ka lidhje se e kujt është kjo Qeveri, çka leshi i ke dhënë zor..?’. /

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Të dashur qyetarë, uroj te jeni shendosh e mirê!

Kam kërkesë për atë rrugën në fshatin TËRRËN, që të dalim në Protestë.

Banorët me kanë kërkuaar që të dalim në protestë dhe i lus të gjithë qytetarët e Ferizajt me rrethinë, po ashtu edhe Kryetarin Z Agim Aliun, kryesine e çdo partieee, sepse këtu nuk ka të bëj me merita por me premtimin që nuk po shtrohet rruga!

Ne do ta bllokojmē edhe rrugën Arbër Xhaferi, dhe Babush FERIZAJ!

Më vjen shumë , shumē keq qê bëhet hajgare me ata banorë tash e 6 vite.

Unë ju bëj thirje për ditēn e shtune me datë 16 mars 2019!

Ora 11:00

Ju banorë, më mos ia leni fajin atij apo këtij, por dilni dhe bëni protestë sepse jeni kanë edhe te Ministri edhe te OSHP-ja, por nuk e dini ku është tuj zatet kjo punë, dhe kështu nuk kryhet kurrë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat