Hoxha: Të rinjtë tanë synojnë të njëjtat vlera me bashkëmoshatarët e BE-së

Aktuale

Hoxha: Të rinjtë tanë synojnë të njëjtat vlera me bashkëmoshatarët e BE-së

Më: 11 mars 2019 Në ora: 19:29
Dhurata Hoxha

Zëri i të rinjve tanë duhet të dëgjohet. Duhet të dëgjojmë shqetësimet dhe kërkesat e drejtpërdrejta që djemtë dhe vajzat tona të reja kanë për jetën e tyre dhe shpresat e tyre për të ardhmen, vuri në pah Ministrja Hoxha dhe ceku nevojën e lehtësimit të dialogut të të rinjve në rajon dhe përfshirjen e tyre sa më të gjerë.

Diskutimet si këto, ceku Ministrja Hoxha në fillim të fjalës së saj, shërbejnë si mundësi e mirë për demitizimin e ngjarjeve historike, sfidimin e stereotipave dhe krijimin e platformave të reja të komunikimit, ngase rajoni shpesh vazhdon të sfidohet nga e kaluara, rezultat i një trashëgimie të përbashkët nga përjetimi i konfliktit.

Pasi theksoi rëndësinë e nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Programin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së (PKZMSA), Kosova po bën përgatitje për të aplikuar për statusin e kandidatit në Këshillin e Evropës.

“Agjenda e integrimit evropian është një agjendë unifikuese për të gjitha institucionet e Kosovës pavarësisht përkatësisë partiake, më shumë se 90% e qytetarëve të Kosovës mbështesin këtë agjendë, që është përqindja më e madhe e mbështetjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor.

“Edhe pse i kemi plotësuar 95 nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave. Ne vazhdojmë të jemi vendi më i izoluar në Evropë. Rinia jonë vazhdon të jetë e privuar nga mundësitë e barabarta si bashkëmoshatarët e tyre në të gjithë Evropën për të investuar në arritjen personale dhe profesionale”, vuri në dukje Ministrja Hoxha, tani është në dorë të Parlamentit të BE-së dhe Komisionit të BE-së për të marrë hapin përfundimtar për këtë çështje.

Mbajtja e një perspektive të hapur për integrimin në BE, është tejet e rëndësishme për të ardhmen e rajonit tonë, për pajtimin dhe për të punuar drejt një vizioni të përbashkët për paqen e qëndrueshme, ceku Ministrja Hoxha dhe kërkoi një BE më e angazhuar në rajon, si parakusht kryesor.

“BE duhet të shohë Ballkanin Perëndimor siç është vërtet – pjesë e pandashme e Evropës. Është e rëndësishme që BE të sigurojë procesin e pranimit të drejtë dhe ndaj secilit vend aspirues të aplikoj të njëjtat standarde”, potencoi Ministrja Hoxha.

Më pas, u zhvillua debat për temën e cila ka filluar në Prishtinë dhe pritet të diskutohet edhe në kryeqytetet tjera të rajonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat