Aderime të reja në Vetëvendosje, ky është personi i njohur që ka aderuar sot!

Aktuale

Aderime të reja në Vetëvendosje, ky është personi i njohur që ka aderuar sot!

Nga: N.H Më: 11 mars 2019 Në ora: 20:36
Hysni Mehani, Nezir Bejta dhe Albin Kurti

Lëvizjes Vetëvendosje i është bashkuar edhe një profesor. Bëhet fjalër për Nezir Bejtën.

Lajmin e ka bërë publik vetë lideri i VV-së, Albin Kurti, nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook, përcjell "Bota sot".

Ja njoftimi i Kurtit:

Bashkë me kryetarin e Qendrës së VETËVENDOSJE!-s në Skënderaj, Hysni Mehani, e mirëpritëm dhe përgëzuam Profesor Nezir Bejtën për anëtarësimin e tij në Lëvizje.

Ai ka lindur në fshatin Klinë e Mesme të Skenderajt. Që nga viti 1988 është profesor në gjimnazin "Hamëz Jashari", ku ligjëron gjuhën dhe letërsinë shqipe.

Së fundmi, profesor Nezir Bejta ishte organizator i Konferencës Shkencore kushtuar 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti - Skënderbeu. Gjithashtu, profesor Bejta është edhe bashkëautor i revistës për nxënës "Shkëndijat e Drenicës".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat