Krasniqi: Politikës sonë si ka mbetur gjë tjetër veç të shkoj pas qejfeve të Serbisë - Bota Sot
Krasniqi: Politikës sonë si ka mbetur gjë tjetër veç të shkoj pas qejfeve të Serbisë

Aktuale

Krasniqi: Politikës sonë si ka mbetur gjë tjetër veç të shkoj pas qejfeve të Serbisë

Nga: Z.B Më: 11 mars 2019 Në ora: 22:59
Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate dhe ish-kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, ka thënë se, politikës sonë si ka mbetur gjë tjetër veç të shkoj pas qejfeve të Serbisë së Vuçiqit

Krasniqi, përmes një teksti të postuar në Facebook, ka thënë se, mund ta hiqni taksën që po e ka qef Serbia.

Krasniqi ka shtuar se mund ta hiqni edhe Platformën se edhe atë nesër do ta ketë përqejfi Serbia,e pastaj ndoshta Serbia nuk do të ketë qef ta merr Kosovën deri në Iber?! Madje as t’a kundershtoi bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën.

Poatimi i plotë:

Shkurt e shqip!

Populli thotë: “Sa të jetosh dëgjon muhalife”, si tek ne këtyre dite:

Vlen vetëm për disa politikajë!

Mund ta hiqni taksën që po e ka qef Serbia?!

Pastaj mund ta hiqni edhe Platformën se edhe atë nesër do ta ketë përqejfi Serbia?!

E pastaj ndoshta Serbia nuk do të ketë qef ta merr Kosovën deri në Iber?! Madje as t’a kundershtoi bashkimin e Kosovës Lindire me Kosovën?!

Pasi politikës sonë si ka mbetur gjë tjetër veç të shkoj pas qejfeve të Serbisë së Vuçiqit!

Dhe kështu krejt derisa ne të jemi të pa qef me saqin e specialës në krye!

Kur të bëjmë mirë, e t’na del gjumi, nuk do të dimë as ku na ka mbetur jastaku?! Populli thotë: “Nuk do ta dimë ku e kemi kokën e ku këmbët”!

Mbase nuk dihet a do të bëjnë mirë ndonjëherë këta politikajë!

Por më mirë sesa ishin deri më tani vështirë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...