Krasniqi – Kurtit: Kur t’ka ikë zemra, kot mundohesh me mbet gjallë përmes stentave

Aktuale

Krasniqi – Kurtit: Kur t’ka ikë zemra, kot mundohesh me mbet gjallë përmes stentave

Më: 12 mars 2019 Në ora: 07:29
Frashër Krasniqi dhe Albin Kurti

Deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka ironizuar me kryetarin ë Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe me të aderuarin dy ditë më parë në këtë subjekt, Irfan Daullxhiu.

“Kur t’ka ikë zemra, kot mundohesh me mbet gjallë përmes stentave”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Daullxhiu është me profesion kardiolog, me çka Krasniqi – ish anëtari i Vetëvendosjes – edhe e ka lidhur pohimin e tij.

Në anën tjetër, Kurti ditët e fundit nuk ka qenë mirë më shëndet, ku ka qenë edhe i shtrirë në spital. Tek tash ai iu është kthyer aktiviteteve politike.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat