Vasfije Krasniqi takon Mogherinin, ia përcjellë një mesazh nga të mbijetuarit e dhunës seksuale

Aktuale

Vasfije Krasniqi takon Mogherinin, ia përcjellë një mesazh nga të mbijetuarit e dhunës seksuale

Më: 12 mars 2019 Në ora: 08:27
Vasfije Krasniqi takon Mogherinin

Vasfije Krasniqi Goodman është takuar me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherinin, së cilës ia përcjellë edhe një porosi nga të mbijetuarit e dhunës seksuale në Kosovë.

Krasniqi ka thënë se të mbijetuarat e dhunës seksuale duan që kjo çështje të përmendet gjatë negociatave Kosovë-Serbi, e për këtë ka njoftuar se ka marrë mbështetjen e Mogherinit.

“Sot e pata rastin të takohem me Federica Mogherini-n, përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme. Meqë Europa është e përfshirë në bisedimet për paqe mes Kosovës dhe Serbisë, ia përcolla disa shqetësime të të mbijetuarve të dhunës seksuale: Nuk duam të harrohemi gjatë negociatave, ne duam që zëri ynë të dëgjohet. Ajo më premtoi që do ta bëjë më të mirën për të siguruar mbështetje për të mbijetuarit”, ka thënë Krasniqi.

Se çështja e të mbijetuarave të dhunës seksuale do të jetë pjesë e dialogut, këtë e kanë thënë edhe nga ekipi negociator i Kosovës.

Përndryshe, Vasfije Krasniqi Goodman është ndër të parat gra që rrëfeu publikisht dhunën seksuale që kishte përjetuar nga serbët gjatë luftës në Kosovë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat