Drecun e “zbulon” pse Njësia Speciale e Kosovës po bën ushtrime në Kosovën veriore

Aktuale

Drecun e “zbulon” pse Njësia Speciale e Kosovës po bën ushtrime në Kosovën veriore

Nga: F.B. Më: 12 mars 2019 Në ora: 10:17
Policia e Kosovës

Kryetari i Këshillit të Kuvendit të Serbisë për Kosovë, Milovan Drecun ka thënë se “preokupimi kryesor i Prishtinës është vendosja e kontrollit në veri të Kosovës dhe instalimi i institucioneve të shtetit të vetëshpallur”, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota sot”.

Ai mendon se kjo nuk mund të bëhet pa dëbimin e serbëve të Kosovës, sepse populli nuk do të pranoj, për këtë shkak në rrethinë të Zubin Potokut është shtuar prania e njësiteve FIT, që po bëjnë ushtrime dhe planifikime.

Drecun ka shtuar se interesimi i shtuar i faktorit ndërkombëtar në veri, patrullime të KFOR-it slloven, gjerman dhe britanik që gjithnjë e më shpesh shkojnë në veri.

"Është e qartë se kjo është mbledhje e informatave. A është kjo përcjellje e rregullt e situatës dhe tentim i evitimit eventual të jo stabilitetit nga ana e shqiptarëve, apo përgatitje për ndonjë aktivitet, ende nuk dihet. Duhet të jemi të kujdesshëm ", ka nënvizuar Drecun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat