Deputeti i AAK-së e quan seancë të pamoralshme seancën për shpenzimet e qeverisë

Aktuale

Deputeti i AAK-së e quan seancë të pamoralshme seancën për shpenzimet e qeverisë

Më: 12 mars 2019 Në ora: 11:37
Blerim Kuçi

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuqi, ka thënë se vendimet e Qeverisë për shpenzimet e bëra janë të ligjshme dhe se me to nuk është shkelur as edhe një nen.

“Vendimi i Qeverisë i referohet neneve të caktuar. Asnjë nen e asnjë pjesë e asnjë ligji nuk është shkelur. As Ligji për Buxhet AS Ligji për Menaxhimin e Financave Publike. Kjo nguti është e gabueshme sepse sot kemi mujt me pas një raport të Auditorit. Pse po ngutemi për mua është e çuditshme”.

Ai tha se është e pamoralshme thirrja e kësaj seance.

“A është moral apo i duhuri është përgjegjësi e Qeverisë, por assesi nuk mund të shitni moral ata qe thirrin seancë të jashtëzakonshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat