Ja reagimi i Policisë së Kosovës ndaj politikanit serb

Aktuale

Ja reagimi i Policisë së Kosovës ndaj politikanit serb

Më: 12 mars 2019 Në ora: 12:46
Policia e Kosovës

Politikani serb, Milovan Dreçun, në deklaratat e tij të fundit ka thënë se prania e forcave speciale të Policisë së Kosovës në Zubin Potok, është pjesë e përpjekjeve të Prishtinës për të vendosur kontrollin dhe pushtetin në atë pjesë të Republikës së Kosovës.

Sipas tij atje Policia e Kosovës është “duke grumbulluar informacione. Janë duke e monitoruar situatën, dhe po bëjnë përpjekje për të parandaluar ndonjë tensionim nga ana e shqiptarëve, apo edhe po përgatitin ndonjë aksion, ende nuk dihet, megjithatë duhet të jemi të kujdesshëm”, është deklaruar Dreçun.

Kjo deklaratë është hedhur posht nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani, ka thënë se Policia e Kosovës nuk është duke përgaditur ndonjë aksion.

“Nuk ka kurrfar përgaditje, Policia e Kosovës funksionon në bazë të detyrave dhe autorizimeve ligjore
që ka për ruajtjen e rendit publik, dhe parandalim të kriminalitetit në vend” ka thënë Kelani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat