Deputeti i VV-së: Pse të mos mbahej seanca në datën e Epopesë së UÇK-së, ajo s’është festë zyrtare

Aktuale

Deputeti i VV-së: Pse të mos mbahej seanca në datën e Epopesë së UÇK-së, ajo s’është festë zyrtare

Më: 12 mars 2019 Në ora: 13:21
Sami Kurteshi

Deputeti i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi ka lëshuar një deklaratë interesante derisa po mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit ku po diskutohet për shpenzimet e buxhetit nga ana Qeverisë.

Kurteshi ka thënë se seanca e jashtëzakonshme është dashur të mbahet me 5-6 dhe 7 mars dhe jo të shtyhet për shkak të ‘Epopesë së UÇK’së’.

‘Epopesë së UÇK’së’ nuk është fest zyrtare sipas Kurteshit dhe kjo seancë e Kuvendi është dashur të mbahet dhe jo të shtyhet për shkak të saj.

“5, 6 dhe 7 marsi nuk janë festa zyrtare, jo të luhet me patriotizëm. Ata që kanë vdekë për lirinë e këtij vendi nuk e kanë kufizu një gjë të tillë dhe ne nuk duhemi me kufizu. Ne mundemi me propozu që këto data të shpallen festa zyrtare”, ka thënë Kurteshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat