Përfundon seanca e jashtëzakonshme, nuk ka kourum të mjaftueshëm për të votuar

Aktuale

Përfundon seanca e jashtëzakonshme, nuk ka kourum të mjaftueshëm për të votuar

Më: 12 mars 2019 Në ora: 14:05
Kuvendi i Kosovës

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës lidhur me shpenzimet e qeverisë ka përfunduar pa ndonjë amandament të votuar, ngase nuk ka pasur kourum të mjaftueshëm.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti, ka njoftuar se seanca e radhës do të mbahet nesër.

“Nuk ka kourum të mjaftueshëm, nesër mbahet seanca e radhës, nëse ka kourum, atëherë votojmë”, ka thënë Haliti.

Gjatë kësaj seance ka pasur përplasje mes deputetëve, të cilët kritikuan qeverinë dhe kërkuan llogari nga kjo e fundit për fondet që u ndanë për shënimin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat