Haradinaj: Amerika na ka njohur të pavarur, nuk ka garancë më të madhe për ne

Aktuale

Haradinaj: Amerika na ka njohur të pavarur, nuk ka garancë më të madhe për ne

Më: 12 mars 2019 Në ora: 14:51
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë të martën se tashmë dihet pozicioni i të gjithë aleatëve të shtetit të Kosovës, për taksën dhe dialogun me Serbinë.

Pas mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj ka folur me gazetarët për takimin me gjermanët dje, ku ka theksuar se pozicioni i Berlinit është i qartë, se ata kërkojnë heqjen e taksës në mënyrë që të vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se dje i ka dëgjuar me respekt këshilltarët e kancelares gjermane, Angela Merkeli.

Haradinaj: Pozicioni i të gjithëve është i qartë; dialogu të vazhdojë, taksa të hiqet

“Pozicioni i Berlinit është shumë i qartë; dialogu është i rëndësishëm, duhet të vazhdojë, taksa është pengesë, ‘hekne taksën’. Ky është pozicioni i tyre. Me respekt i kam dëgjuar, si çdo palë tjetër, nuk mendoj se ka ndryshim nga ato që i dëgjojmë prej të gjithëve, kështu është pozicioni edhe i Londrës, edhe i të tjerëve, sonte e kemi zotin Richard Moore në Prishtinë, do të jem bashkë në mbrëmje për të, pra është ky qëndrim i të gjithëve”, tha ai.

Por, kryeministri ka thënë se nuk duhet të ketë pasoja për Kosovën, për shkak të vendime që po merr.

Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare po i bën presion Kosovës, që është viktimë në këtë rast.

Shefi i ekzekutivit është përgjigjur edhe për takimin e së shtunës, ku nënsekretari për çështje politike në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Hale, i mblodhi liderët kosovarë në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë.

Aty, u diskutua për dialogun me Serbinë dhe taksën 100 përqind që Qeveria e Kosovës u ka vënë mallrave serbe, prej nëntorit të vitit 2018.

Haradinaj tha se ardhja e David Hale në Kosovë, ishte një nder i jashtëzakonshëm.

Haradinaj: Kemi dallime për një temë, por kemi unitet për platformën

“E falënderoj për ardhjen, për diskutimet që i kemi pas. E vërteta është që  i kemi disa dallime sa i përket një teme, e dini që i kemi brenda nesh, po ashtu është e vërtetë që kemi unitet sa i përket platformës, platforma është votuar nga të gjitha grupet parlamentare, përfshi AAK, PDK, AKR, Nisma, PSD, e ka një shumicë, është votuar me shumicë, 61 vota”, tha ai.

Sipas Haradinajt, nuk ka garanci më të madhe për Kosovën, se sa njohja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj: Amerika na ka njohur të pavarur, nuk ka garancë më të madhe për ne

“Unë nuk kam lyp garanci, unë kam folë për kontratën, në raste të tjera dikush tjetër e ka interpretu qëndrimin tim si tip garancë. Jo, unë nuk kam kërkuar garanci, unë i besoj Amerikës, i besoj aleatëve tonë, kur ata thonë, e di që është ashtu. Por, ne për shumë arsye, për shkak të zhvillimeve që kanë ndodh, po kërkojmë një kontratë me elementet përbërëse të saj përfshi edhe ekonominë, kapitullin e ekonomisë tregtia e lirë, kjo është ajo që kërkojmë. Garancë më të madhe se Amerika na ka njoft të pavarur, nuk muj me lyp garanca të tjera, na ka njoft kush jemi, tash për marrëdhënie Kosovë-Serbi, po na intereson me ditë çka janë elementet e kontratës”, tha ai.

Sipas Haradinajt, Kosova po fol me një zë përmes platformës që është votuar në Kuvendin e Kosovës. Ai tha se ky është uniteti i Kosovës, dhe se shteti është i gatshëm për dialog.

Haradinaj tregon se çka i thanë gjermanët për dialogun dhe taksën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka treguar se qka ka biseduar dje me dy këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane Angela Merkel.

Haradinaj tregoi se e pozicioni i Berlinit është i qartë: “Dialogu është i rëndësishëm duhet të vazhdojë, taksa është pengesë; hiqeni taksën”, tregoi Haradinaj qëndrimin e gjermanëve.

Pas mbledhjes së Qeverisë Haradinaj u tha gazetarëve se nëse Serbia po qet kushte për mos me ardhë në dialog, Kosova nuk mundet ta kërcënojë Serbinë që te vijë në dialog.

Sipas Haradinajt, bashkësia ndërkombëtare nuk mund të bëjë presion te Serbia, por i bën presion viktimës (Kosovës).

Ai u përgjigj edhe për takimin e së shtunës në rezidencën e ambasadorit amerikan Philip Kosnet.

Haradinaj tha se ardhja e David Hale është nder i jashtëzakonshëm, ndërsa shtoi se udhëheqësit e institucioneve pavarësisht dallimeve kanë unitet sa i përket platformës.

Në mbledhjen e Qeverisë sot është miratuar drafti i platformës vjetore të politikës së inteligjencës dhe sigurisë. Gjithashtu është aprovuar propozim vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për komunën e Mitrovicës nga nën-programi shpenzimet e paparashikuara

Haradinaj thotë se nuk është çudi rrëzimi i Qeverisë

Kryeministri i vendit, Ramush Harainaj është deklaruar rreth deklaratave të deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti se nëse PDK mund të rrëzojë qeverinë aktuale të Kosovës.

Në konferencë për gazetar pas mbledhjes së qeverisë, Haradinaj ka thënë se nuk është çudi nëse PDK do të dërgojë vendin në zgjedhje.

“Mbajtja e zgjedhjeve është e vërtet se nëse një parti e koalicionit qeverisës si rasti I PDK-së e ka lehtë me qu vendin në zgjedhje nuk është ndonjë quid po besojë “, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat