Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka deklaruar se “ende nuk është koha për qëndrim dhe përgjigje të Serbisë në platformën e Prishtinës për bisedime me Beogradin”, shkruan “Danas”, transmeton “Bota sot”.
Brnabiç para gazetarëve në Beograd ka thënë se “duhet të dëgjohet qëndrimi i faktorëve ndërkombëtar, para së gjithave i Brukselit, që është garantues i marrëveshjes së Brukselit nën ombrellën e të cilit zhvillohet dialogu”.
Ajo ka shtuar se Bruksel nuk ka thënë asgjë për situatën e re të krijuar, gjë që vlerësohet jo korrekt dhe se pret reagim nga BE.