Kryeministri për turqit e deportuar: Kemi marrë mësim nga ato që kanë ndodhur

Aktuale

Kryeministri për turqit e deportuar: Kemi marrë mësim nga ato që kanë ndodhur

Më: 12 mars 2019 Në ora: 16:23
Shtetasit turq të depërtuar

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kanë marrë mësim nga ato që kanë ndodhur një vit më parë në rastin e deportimit të gjashtë shtetasve turq, nga Republika e Kosovës.

 Ai ka thënë se Kosova nuk do t’i ikë më ligjit dhe do të jetë e kujdesshme në zbatimin e ligjeve të saj.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, të hënën është deklaruar rreth rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq, gati një vit më parë, nga Kosova, nën dyshimin se ata paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare.

“Nuk kemi të bëjmë me fajësinë apo pafajësinë e individëve, por shmangie të qartë të proceseve ligjore të Kosovës nga ana e politikanëve të Kosovës. Presioni politik në sektorin e sigurisë për të thyer ligjin e Kosovës është një shkelje skandaloze e vlerave demokratike. Ne nxisim për transparencë të plotë në sektorin e sigurisë dhe në drejtimin e punëve të jashtme, për të parandaluar ndërhyrjet e pavenda nga politikanët kosovarë në të ardhmen”, është thënë në komunikatën për media, nga ambasada e ShBA-ve në Kosovë.

Sot, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka numëruar veprimet që Kosova i ka ndërmarrë lidhur me këtë rast, duke përmendur shkarkimin e shefit të Inteligjencës në Kosovë dhe ministrin e Punëve të Brendshme.

Sipas tij, hapat e ndërmarrë nga Qeveria janë garantues se në situata të tillë shteti i Kosovës është i pakompromis në zbatimin e ligjeve.

Haradinaj: Kemi marrë mësim nga ato që kanë ndodhur, Kosova nuk do t’i ikë zbatimit të ligjit

“Ne nuk i quajmë gylenistë, por shtetas turq, atëherë që janë deportuar, i dini zhvillimet e atëhershme, i kemi ndërmarrë ato veprime atëherë, por edhe sot jemi të interesuar të zbatojmë ligjin e Kosovës në çdo rast të tillë, mendoj që kemi marrë shumë mësim me ato që kanë ndodh atëherë që Kosova të zbatojë ligjet e veta në përputhje me këto procese dhe nuk mendoj që më Kosova do t’i ikë zbatimit të ligjit, do të jemi të kujdesshëm të zbatohen ligjet e Kosovës”, tha ai.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se sundimi i ligjit do të jetë rruga e vetme.

Haradinaj ka thënë se askush nuk është mbi ligjin dhe asnjë institucion i Kosovës nuk do të shkelë mbi të drejtat universale të njeriut.

Kujtojmë se dje, menjëherë pas reagimit të Ambasadës Amerikane, Ambasada e Britanisë së Madhe dhe ajo e Gjermanisë i kanë dhënë mbështetje deklaratës së ShBA-ve, për vërejtjen që ka dhënë shteti amerikan ndaj institucioneve të Kosovës për dëbimin e 6 shtetasve turq, të njohur si ‘gylenistë.’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat