Singer: Mbështetja për Kosovën, pjesë e angazhimeve të Kongresit Botëror të Hebrenjve

Aktuale

Singer: Mbështetja për Kosovën, pjesë e angazhimeve të Kongresit Botëror të Hebrenjve

Më: 12 mars 2019 Në ora: 17:43
Robert Singer dhe Xhavit Haliti

Nënkryetari i parë i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka pritur sot në takim nënkryetarin Ekzekutiv të Kongresit Botëror të Hebrenjve Robert Singer, të cilin e njoftoi për angazhimet në Kuvendin e Kosovës që kanë të bëjnë me avancimin dhe konsolidimin e shtetësisë së Kosovës.

Duke folur për rrugën e gjatë e të mundimshme të popullit tonë deri në realizimin e lirisë dhe shtetësisë, Haliti vuri në spikamë nevojën për mbështetjen e Kosovës nga komuniteti hebraik.

“Ju jemi shumë  mirënjohës që mbështetja për Kosovën të vazhdojë edhe në të ardhmen, ku do që është e mundshme”, tha ai.  

Nënkryetari Ekzekutiv i Kongresit Botëror të Hebrenjve, Singer, shfaqi konsideratë të lartë për popullin tonë dhe historinë e tij, duke siguruar Halitin, se ndihma dhe mbështetja për Kosovën do të jetë pjesë e angazhimeve të përditshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat