Tahiri: Krimi e korrupsioni po na shkatërrojnë si shtet - Bota Sot
Tahiri: Krimi e korrupsioni po na shkatërrojnë si shtet

Aktuale

Tahiri: Krimi e korrupsioni po na shkatërrojnë si shtet

Më: 12 mars 2019 Në ora: 18:06
Abelard Tahiri

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, e ka pranuar faktin se në institucionet e shtetit ka korrupsion endemik, dhe është shprehur i shqetësuar që nuk po ndëshkohet korrupsioni dhe krimi.

Në “Imazh”, ai ka thënë se institucionet u kanë krijuar kushte të mjaftueshme gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe tash u mbetet atyre që të jenë më efikas në ndarjen e drejtësisë dhe ndëshkimin e korrupsionit.

Ai ka thënë se rastet kur zyrtarët e ndryshëm nuk ndëshkohen atëherë kjo mund të shërbejë si stimulim për ata që duan të merren më krim e korrupsion.

Tahiri ka kërkuar nga gjyqtarët dhe prokurorët që të mos bien pre e politikës e grupeve të ndryshme kriminale, por të punojnë më përkushtim dhe profesionalizëm. “Për që ka keqperdorime, e korrupsion nuk ka pikë dyshimi, në çdo vend të botës ka të tilla e sigurisht ka edhe te ne, por çdo vend i botës bënë matje sa i ka luftuar këto dukuri, fatkeqësisht ne nuk arritëm ta luftojmë krimin e korrupsionin”, ka deklaruar Tahiri.

Largimin e ambasadorit britanik nga Komisioni për verifikimin dhe përzgjedhjen e personave meritor në pozita publike, e ka quajtur lajm të keq, duke thënë se Kosova ka dhënë shembull jo të mirë në disa raste.

Sa u përket reagimeve për rastin e deportimit të 6 shtetasve turq, Tahiri ka theksuar se disa anëtar të Komisionit ad hoc për hetimin e këtij rasti e kanë keqpërdorur detyrën duke bërë fushatë politike kundër disa ministrive e zyrtarëve të ndryshëm shtetëror.

 Ai ka thënë se ky komision nuk e ka kryer punën e vet pasi që nuk ka arritur ta votojë raportin, po ka abuzuar duke e përdorur këtë rast për qëllime politike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...