Gashi: Janë evidentuar 31 shkelje të ligjit në rastin e turqve të deportuar

Aktuale

Gashi: Janë evidentuar 31 shkelje të ligjit në rastin e turqve të deportuar

Më: 12 mars 2019 Në ora: 21:32
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi ka folur rreth rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova, më 29 mars 2018.

Gashi ka thënë në emisionin “Pressing”, se ka parë një raport ndërkombëtar, në të cilin “janë evidentuar 31 shkelje të ligjit” të rastin e të ashtuquajturve gylenistë.

Avokati ka theksuar se shtetasit turq po qëndronin në Kosovë me leje të rregullta.

Sipas tij, “dikush dikujt i bëri favor”, dhe, siç është shprehur ai, shkatërroi jetët e gjashtë turqve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat