Sejdiu: PSD e ktheu dialogun te populli

Aktuale

Sejdiu: PSD e ktheu dialogun te populli

Më: 12 mars 2019 Në ora: 23:29
Dardan Sejdiu

Shefi i Grupit parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu, ka thënë se falë PSD-së monopoli i dialogut me Serbinë iu hoq dy-tre emrave të përveçëm dhe iu kthye popullit.

Sejdiu në një intervistë për RTK ka thënë se Platforma për dialogun me Serbinë e ka kornizuar dialogun.  

“Ne si PSD karrshi dialogut me Serbinë e kemi marrë një vendim të guximshëm që të marrim përgjegjësi.  Platforma për dialogun me Serbinë i kornizon parimet.  Prej monopolizimit të dialogut nga dy tre emra të përveçëm e kemi kthyer dialogun tek populli”, ka thënë ai.

“PSD për të mos lejuar që diskutimi të mos bëhet katrahurë kemi kushtëzuar Qeverinë me platformë dhe me ligj për dialog”.

Ai ka folur edhe për logjikën e dy subjekteve të tjera të opozitës, LDK-së dhe lëvizjes Vetëvendosje.

“Në këtë njëzet vite e kemi reduktuar opozitarizmin vetëm në kundërshtim e bllokim. Nuk duhet reduktuar kështu… Logjika e tyre thotë kështu: mos ndreq kurrgjë derisa nuk je në pushtet. Nuk bëhet politika derisa të vjen në pushtet”, është shprehur Sejdiu.

Ai ka thënë se dëmi më i madh Kosovës nga kjo qeveri po i bëhet me kontratat që po nënshkruhen.

Sejdiu ka thënë se Kuvendi i Kosovës merret shumë me tema të stabilitetit rajonal dhe jo me tema që kanë të bëjnë me zhvillimin e Kosovës.

Ai ka thënë se PDK-ja i ka paraprirë degradimit në vend dhe PSD-ja nuk hyn në Qeveri me PDK-në.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat