Vesiç: Vetëm Gjingjiq dhe Vuçiq kanë kuptuar rëndësinë që ka për Serbinë zgjidhja e çështjes së Kosovës

Aktuale

Vesiç: Vetëm Gjingjiq dhe Vuçiq kanë kuptuar rëndësinë që ka për Serbinë zgjidhja e çështjes së Kosovës

Nga: F. B. Më: 12 mars 2019 Në ora: 23:39
Foto ilustruese

“Vetëm Gjingjiq dhe Vuçiç ishin të gatshëm që karrierën e vetë politike të vendosin në lojë (sakrifikojnë) për zgjidhjen e një nga problemeve më të mëdha kombëtare, ndonëse kjo nuk është e zakonshme” tha zëvendës krye-shefi i qytetit të Beogradit Goran Vesiç , shkruan “Telegraf”, transmeton “Bota Sot”.

“Në historinë e re politike serbe, vetëm dy politikanë serbë kanë kuptuar rendësin që ka zgjidhja e çështjes së Kosovës – këta janë Zoran Gjingjiq dhe Aleksandar Vuçiq. Ndonëse kjo nuk është politikisht fitim prure, siç ka thanë edhe vetë presidenti Vuçiq, shumë politikanë tjerë kanë zgjedhur situatën e statusi qos, përkatësisht kanë zgjedhur që gjërat të rrjedhin vetë dhe të vij dikush tjetër pas tyre të zgjedh çështjen, sepse zgjidhja e këtij problemi nuk iu sjell poena politikë. Zoran Gjingjiq dhe sot Aleksandar Vuçiq kanë kuptuar rëndësinë që ka për Serbinë zgjidhja e çështjes së Kosovës, në mënyrë që Serbia të mund të përparoj më tutje” – ka thënë Vesiç.

Sipas tij situata në të cilën Gjingjiq ka nis zgjidhjen e çështjes së Kosovës në vitin 2002 ishte shumë më e mirë se sot.

“Kosova në atë kohë nuk ka pas shpall pavarësinë, nuk ka pasur kufij në Jarinje dhe Bernjak, nuk kemi pasur eksodin e serbëve të vitit 2004. Situata ishte e tillë që kishim shumë pushtet në Kosovë dhe kishim më shumë serbë. Për fat të keq në këtë moment bashkësia ndërkombëtare si dhe shumica e politikanëve serb, nuk ishte e gatshme të pranoj propozimin e idesë së Gjingjiqit, por nëse do pranohej dhe implementohej aso kohe, sot Serbia do të ishte në BE”, – mendon Vesiç.

Sipas tij, Serbia ka humbur 11 vite gjatë së cilave serbët bë Kosovë janë gjithnjë pak e më pak, ndërsa politikanët serbë që heshtin dhe mendojnë se duhet të ruhet status quo, që me vetëdije apo pa vetëdije marrin pjesë në realizimin e planit shqiptar që mos të ketë serbë në Kosovë.

Këtë situatë thotë ai e kanë kuptuar vetëm këta dy politikanë.

“Këtu është ngjashmëria mes atyre dyve. Vetëm ata ishin të gatshëm të sakrifikojnë karrierën e tyre politike për zgjidhjen e një nga problemet më të mëdha kombëtare”, tha Vesiç.

Ëndrra e Gjingjiq ishte Serbia moderne, ku do realizohen reformat dhe do kapej hapi i zhvillimit me vendet tjera të BE-së.

“Serbia sot bisedon për anëtarësi në BE, hap kapituj, kemi shumë investime, më shumë se të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë bashkë. Po realizohen reforma ekonomike edhe shoqërore, është rritur imazhi në bashkësinë ndërkombëtare, gjë që nuk e kishte me dekada Serbia dhe në kuptimin e mbrojtjes së interesave të veta. Atë për të cian është angazhuar Gjingjiq po realizohet në 5 vitet e fundit, kush e ka njohur atë e di se ai ka dashur këtë Serbi, të zhvilluar që ndryshon dhe kjo me të vërtetë po ndodhë”, tha Vesiç.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat