Glauk Konjufca Frashër Krasniqit: VV-së nuk i ka “ikur” zemra, por e kemi hjek “zorrën qorre”

Aktuale

Glauk Konjufca Frashër Krasniqit: VV-së nuk i ka “ikur” zemra, por e kemi hjek “zorrën qorre”

Më: 13 mars 2019 Në ora: 06:28
Glauk Konjufca

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca i është kundërpërgjigjur deputetit të PSD-së, Frashër Krasniqit, ku ky i fundit ka thënë që Albin Kurti po mundohet kot të mbetet gjallë përmes “stendave sepse atij i ka ikur zemra”.

Konjufca, ka theksuar se VV-së asnjëherë nuk i ka ik zemra, teksa ka shtuar se vetëm ‘zorrën qorr’, e kanë larguar.

“Vetëvendosjes kurrë nuk i ka ik zemra, veç është bërë operacion prej zorrës qorr, VV i rreh zemra dhe për atë zemër kanë votuar mijëra qytetarë. Albini është më mirë, ai po përmirësohet dhe pas një konsultimi që ka pasur me mua sot, unë i propozova që ai të shkojë në shtëpi dhe të mos rrijë në seancë. Sepse në ambiente ku ka shumë njerëz për shkallën e imunitetit mundet me qenë e befasishme andaj i propozova të rrijë në shtëpi sot dhe nesër”, ka thënë ai në T7.

Në fund, Konjufca tha që Albin Kurti nga java e ardhshme do t’i kthehet seancave./Gazeta Blic./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat