Mogherini tregon kur do ta ftojë vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi

Aktuale

Mogherini tregon kur do ta ftojë vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi

Nga: F.B Më: 13 mars 2019 Në ora: 08:47
Federica Mogherini

Përfaqësuesja e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini ka kërkuar heqjen e taksës ndaj mallrave serbe gjatë fjalimit në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Përfaqësuesja e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini deklaroi në New York se për vazhdimin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës duhet të hiqet taksa ndaj mallrave serbe në Kosovë, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Mogerini tha që marrëveshja finale të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare por edhe të ketë mbështetjen nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

“Roli ruaj është dhe duhet të jetë kyç, ne jemi gati, unë personalisht, që t’i shtyjmë bisedimet me të gjitha anëtaret e Këshillit të Sigurimit në OKB”, deklaroi ajo në fjalimin KS të OKB.

Mogherini në fjalimin e saj përmendi edhe prioritetet e Politikës së Jashtme të BE-së në zgjidhjen e çështjen e Ballkanit.

“Për vazhdimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit është e nevojshme heqja e taksës të vendosur nga Qeveria e Kosovës. Në të njëjtën ditë kur hiqet taksa, menjëherë do të ftojë një takim të ri të dialogut në mënyrë që të arrihet deri te marrëveshja e nevojshme që duhet t’i zgjidhë të gjitha pyetjet e hapura dhe të normalizojë raportet mes Beogradit dhe Prishtinës”, u shpreh ajo.

Mogherini theksoi se edhe pse kryeson dialogun, ai nuk i takon “as mua, as BE-së, por palëve në proces”.

“Atyre u takon të arrijnë marrëveshje që do të jetë e pranueshme për të gjitha palët”, theksoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat