Haxhiu: Javën e ardhshme e dërgojmë në Kushtetuese lëndën kundër Thaçit

Aktuale

Haxhiu: Javën e ardhshme e dërgojmë në Kushtetuese lëndën kundër Thaçit

Më: 13 mars 2019 Në ora: 11:05
Albulena Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar se partia e saj do të dërgojë në Kushtetuese presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, pasi ky i fundit ka bllokuar në mënyrë të qëllimshme Komisionin Qendror Zgjedhor.

Në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga partia e saj për paralizimin e KQZ-së, Haxhiu ka thënë se në javën e ardhshme do ta dërgojnë lëndën e tyre kundër Thaçit.

“Javën e ardhshme do të bëjmë lëndën gati për në Gjykatën Kushtetuese e cila tregon që Presidenti ka bllokuar qëllimisht KQZ-në, duke mos emëruar anëtarët e rinj. Është detyrë e tij Kushtetuese të garantoj funksionimin e institucioneve Kushtetuese”, ka thënë ajo.

Për këtë çështje janë duke vazhduar diskutimet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat