LDK paralajmëron Hashim Thaçin për anëtarët e KQZ-së: Do i drejtohemi kushtetueses

Aktuale

LDK paralajmëron Hashim Thaçin për anëtarët e KQZ-së: Do i drejtohemi kushtetueses

Më: 13 mars 2019 Në ora: 12:15
Kuvendi i Kosovës

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë në seancën e jashtëzakonshme për KQZ-në se e mbështesin rezolutën përmes së cilës kërkohet dekretimi i anëtarëve të këtij institucioni, menjëherë.

Hoti tha se Presidenti i Kosovës ka shkelur nenin 84, pika 2 të Kushtetutës së Kosovës dhe nëse nuk emëron anëtarët e KQZ-së menjëherë, do i drejtohen kushtetueses.

Mosfunksionimi i KQZ-së, sipas Hotit ka penguar shumë aktivitete.

Hoti: Presidenti ka shkelur Kushtetutën

“Zyrtarët e partive kanë 3 muaj që nuk marrin paga sepse KQZ nuk është funksionale për të ndarë fonde për parti dhe për grupe parlamentare. Shkelje e Kushtetutës është edhe mosveprimi një vjeçar i presidentit. Neni 84, pika 2 e Kushtetutës së Kosovës thotë se presidenti është i obliguar të garantoj funksionimin kushtetues të institucioneve të përcaktuara me kushtetutë, KQZ është institucion i përcaktuar me kushtetues me nenin 139. Nga data 27 mars 2018 presidenti me mosveprimin e tij pa asnjë arsye objektive e ka pamundësuar funksionimin kushteutes të KQZ-së“, ka thënë ai.

Ai shpjegoi se që më shumë se një vit 37 këshilltarë komunal dhe një deputet i Kuvendit nuk po certifikohen, nuk po mund të përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve që i kanë votuar.

Hoti tha se duhet një Gjykatë Kushtetuese që ka një rol aktiv, por që do i drejtohen asaj nëse Presidenti nuk i emëron menjëherë anëtarët e KQZ-së.

Hoti: Çdo veprim tjetër i Presidentit do të na detyroj t’i drejtohemi kushtetueses

“Ne e mbështesim draft rezolutën e prezantuar. Kërkojmë që presidenti të emërojë pa asnjë minutë vonesë anëtarët. Çdo veprim tjetër i Presidentit do të na detyroj t’i drejtohemi kushtetueses. Ftojmë të gjithë deputetët që të mbështesin këtë rezolutë”, tha Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat