Frashër Krasniqi i përgjigjet Glauk Konjufcës: Ja pse kam shkruar se VV-së i ka ikur zemra

Aktuale

Frashër Krasniqi i përgjigjet Glauk Konjufcës: Ja pse kam shkruar se VV-së i ka ikur zemra

Nga: N.H Më: 13 mars 2019 Në ora: 12:25
Frashër Krasniqi dhe Glauk Konjufca

Deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi i është përgjigjur deputetit të VV-së, Glauk Konjufca, pasi ky i fundit tha se asnjëherë partisë së tyre nuk i ka ik zemra, por vetëm ‘zorrën qorr’, e kanë larguar.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, “kur kam shkruar se VV-së i ka ikur zemra dhe po mundohet të mbetet gjallë përmes stentave, kam aluduar në aderimin e fundit në VV të Irfan Daullxhiut i cili është i akuzuar për rastin e 'Stentave'”.

Ja postimi i tij:

Kur kam shkruar se VV-së i ka ikur zemra dhe po mundohet të mbetet gjallë përmes stentave, kam aluduar në aderimin e fundit në VV të Irfan Daullxhiut i cili është i akuzuar për rastin e 'Stentave'.

Glauku paska deklaruar që VV e ka larguar zorren qorre, dhe se zemrën e kanë në rregull.

Me i konsideru Ajvaz Berishën (i akuzuar per vrasje e dhunim), Irfan Daullxhiun (i akuzuar per rastin 'Stenta'), e plot ish anëtarë të PDK-së si zemër të VV-së, ndërsa të larguarit nga VV (bashkëthemelues të Lëvizjes) si zorrë qorre, e rikonfirmon vetëm një gjë: që VV-së bashkë me ikjen e zemrës i ka ikur edhe truri.

Tamam trup pa tru qe nuk i percepton mire as organet e veta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat