Mediave serbe ju ‘dhemb’ qëndrimi i Hotit për bashkangjitjen e Sanxhakut me Kosovën!

Aktuale

Mediave serbe ju ‘dhemb’ qëndrimi i Hotit për bashkangjitjen e Sanxhakut me Kosovën!

Më: 13 mars 2019 Në ora: 12:34
Rexhep Hoti

Uglanini gjithashtu e vlerësoi vizitën si të rëndësishme dhe tha se përcjell një mesazh se marrëdhëniet e shqiptarëve dhe boshnjakëve janë të mira dhe se askush nuk mund t’i ndalojë ato. “Me Pavarësinë e Kosovës ka ardhur liria dhe deri te Sanxhaku”, tha Uglanini.

Uglanini dhe Hoti vendosën lule në pllakën përkujtimore të Haxhi Ahmetoviqit, më shumë i njohur si Aqif Efendia, komandant lufte i Novi Pazarit, i cili në vitin 1945 është ekzekutuar si bashkëpunëtor i okupatorëve gjermanë dhe ka mbetur në kujtim të popullit serb të Novi Pazarit me krimet e bëra.

Kështu, Hoti ia ktheu borxhin Uglaninit, i cili gjatë vizitës në Prishtinë dhe te Hashim Thaçi, ka shkuar te varri i Shaban Polluzhës, bashkëluftëtar i Aqif Efendisë, gjersa bashkëpunëtorët e Uglaninit janë përkulur te varri i Adem Jasharit.

Gjatë protestës në Novi Pazar u vu re dhe pankarta “ Sanxhak – Autonomi”, që është kërkesa kryesore e Partisë së Uglaninit, i cili shpesh thekson se pa zgjidhjen e statusit të Sanxhakut dhe pa ia kthyer boshnjakëve statusin e popullit, nuk ka shpresë për të ardhme më të mirë në këtë rajon. “Ne protestojmë kundër raporteve tolerante të organeve shtetërore serbe ndaj krimielëve që kanë bërë krime ndaj boshnjakëve, kundër asaj që mohohet, gjenocidit ndaj boshnjakëve në Bosnje dhe Hercegovinë dhe krimeve masive ndaj boshnjakëve të Sanxhakut, me të cilën te boshnjakët krijohet ndjenja e pasigurisë”, është deklaruar në protestë.

Është krijuar përshtypja se për Uglaninin është më e rëndësishme të theksohet afërsia me përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës dhe që protesta, në dukje si protestat në qytetet e tjera të Serbisë, i shërben vetëm si shkas. Kundërshtarët politik të Uglaninit nga partitë e tjera boshnjake ia shohin për të madhe se nuk ka shumë të drejtë që të përfaqësojë interesat e boshnjakëve duke përmendur të ashtuquajturën prejardhje shqiptare të tij, e cila nuk është vetëm fetare për shkak të përkatësisë islame, por i ka rrënjët dhe në atë që në luftrat e kaluara kanë qenë gjithmonë në të njëjtën anë.

Uglanini shkon një hap më larg dhe këtë e shpjegon me tezën se këta dy popuj e kanë prejardhjen e njëjtë, që rrjedhin nga ilirët, kanë shifrën e njëjtë gjenetike dhe në të vërtetë janë një popull i cili flet dy gjuhë. Por, këto argumente Uglanini gjatë tri decenive, prej se është në krye të SDA-së, i përdorë në mënyrë periodike ashtu siç ka theksuar disa herë, tani është koha që në kuadër të reformave kushtetuese në Serbi dhe zgjidhjes së situatës ballkanike të sigurisë, të zgjidhet edhe çështja e boshnjakëve të Sanxhakut. Ndoshta e tërë kjo është shkas që Uglanini dhe kërkesat e tij të jenë edhe njëherë temë në media.

Cilat janë arsyet e Uglaninit për protesta?

Nën petkun se është duke iu bashkëngjitur protestave “Një nga pesë milion”, që janë duke u mbajtur në disa qytete të Serbisë, lideri i SDA-së së Sanxhakut, Sulejman Uglanini i ftoi vikendin e kaluar përkrahësit e tij në shëtitje.

Në pankartën e madhe ka qenë e shkruar “Për të ardhme të sigurtë – Sanxhaku është duke u zgjuar”.  Fakti që organizatorët e protestave në qytetet e tjera të Serbisë nuk e kanë përkrahur këtë protestë të Uglaninit, duke theksuar se nuk janë në asnjë lidhje me të, liderit të SDA-së nuk i ka penguar – ai ka pasur mysafirët e tij me të cilët disa herë ka shkëmbyer vizita dhe përkrahjen e ndërsjell.  Mysafirët e veçantë të Partisë së Aksionit Demokratik dhe të Uglaninit kanë qenë bashkëpunëtori i ngushtë i Hashim Thaçit, Rexhep Hoti, i cili ka ardhur në Novi Pazar si Kordinator Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, pastaj deputetja boshnjake në Kuvendin e Kosovës Emilia Rexhepi dhe Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.

“Dashurinë e vet” ndaj kësaj pjese të Serbisë, Hoti e ka treguar edhe në qershor të vitit të kaluar kur ka thënë se ndarja (Kosovës) nuk mund të ndodhë pa iu bashkëngjitur Sanxhaku Kosovës.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat